Superligë, Drita rikthehet me përmbysje

Sot u luajt derbi në mes të Gjilanit dhe Dritës, në kuadër të xhiros së 15-të të Superligës së Kosovës.

Sport

29/11/2020 15:25

Gjilani e nisi mirë takimin ku vetëm pas shtatë minutash shënoi përmes sulmuesit Darko Nikac. Loja dukej e balancuar me raste për të dy ekipet, si pasojë e kësaj mysafirët barazuan rezultatin përmes Hamdi Namanit në minutën 27’.

Por, në skenë u shfaq prap Nikac në minutën 42′ i cili i dha avantazhin nikoqirëve në pjesën e parë.

Pjesa e dytë nisi pa gola, por fundi ndeshjes i takoi Dritës të cilët dhuruan një ndeshje spektakolare, Astrit Fazliu shënoi për të barazuar rezultatin në 2 – 2 në minutën e 89’, ndërsa Betim Haxhimusa shënoi për mysafirët për të vulosur fitoren e Dritës, e cila tani qëndron e dyta në tabelë me 30 pikë vetëm dy pikë më pak se Ballkani, i cili është lider i Superligës me 32 pikë gjithsej, ndërsa Gjilani mbetet me 23 pikë në vend të katërt në tabelë./Lajmi.net/