Superliga: Fitojnë Gjilani, Prishtina e Ballkani – dy ndeshje mbyllen pa gola

Kanë përfunduar pesë ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës në futboll.

Sport

08/05/2022 17:01

Pesë ndeshje kanë treguar 11 gola sot në Superligën e Kosovës. Në dy nga këto pesë ndeshje nuk ka pasur gola, shkruan lajmi.net.

Fitore spektakolare ka shënuar skuadra e Gjilanit, e cila ka mposhtur 2:4 skuadrën e Llapit. Më i miri në këtë takim ishte Blerim Krasniqi i cili shënoi tri gola. Një tjetër për Gjilanin e shënoi Shend Kelmendi, kurse për Llapin dy herë shënoi Neto.

Ballkani mori fitore 0:2 në udhëtim kundër Feronikelit, me golat e Ermal Krasniqit dhe Ajetit.

Fitore të lehtë mori edhe Prishtina, e cila në udhëtim mposhti Ulpianën, me rezultatin 0:3.

Malisheva – Drenica dhe Drita – Dukagjini u mbyllën pa gola, duke bërë që katër skuadrat të marrin nga një pikë.

Më poshtë lajmi.net jua përcjell tabelën e Superligës pas kësaj xhiroje. /Lajmi.net/