Superliga vazhdon me ndeshje interesante

Në këtë mesjavë do të zhvillohen tri ndeshje në kuadër të javës së katërt të Superligës së Kosovës në basketboll, derisa ndeshja Trepça-Rahoveci zhvillohet më vonë, për shkak se, Vreshtarët do të luajnë në kualifikimet e FIBA Europe Cup. Sigal Prishtina pushon në këtë xhiro.

Sport

08/10/2019 12:07

Ndeshja e parë është ndërmjet Feronikelit dhe Pejës, ndeshje që do të zhvillohet në ‘Karagaçi’. Feronikeli këtë edicion ka hyrë në Superligë dhe në dy ndeshje, ka dy humbje, kurse Peja e rikthyer në elitë ka një fitore dhe një humbje.

Lipjani që ka tri humbje në tri ndeshje takohet me Ponte Prizrenin, takim që zhvillohet të mërkurën nga ora 19:00.

Ndërkohë, ndeshje shumë interesante pritet të enjten mes Bashkimit dhe Golden Eagle Yllit. Prizrenasit kanë dy fitore në dy ndeshje, derisa Ylli tri fitore në tri ndeshje dhe njëra skuadër do të ‘njoftohet’ me humbjen e parë në këtë edicion.

Superliga – Java 4

E mërkurë

16:00 Feronikeli – Peja (Pejë)

19:00 Lipjani – Ponte Prizreni

E enjte

19:00 Bashkimi – Golden Eagle Ylli

Trepça – Rahoveci (zhvillohet në një termin tjetër)

Sigal Prishtina / pushon. /Lajmi.net/