Superliga vazhdon me dy ndeshje interesante

Sot (e diele) në Superligën e Kosovës do zhvillohen dy ndeshje tejet interesante në kuadër të xhiros së 13-të së Superligës së Kosovës.

Sport

22/11/2020 08:18

Prishtina është nikoqir i Trepçës ’98, ndeshje që zhvillohet në “Fadil Vokrri”, shkruan lajmi.net.

Ndërsa, Ballkani do e pres Llapin në Suharekë. “Xhebrailat” kanë pikë të barabarta me Dritën, andaj iu nevojitet fitorja që të mbajnë vendin e parë në tabelë.

Takimi mes Prishtinës dhe Trepçës ’89 nis në ora 13:00, derisa Ballkani me Llapin nis në ora 13:30./Lajmi.net/