Superliga sjellë sot 4 ballafaqime interesante

Sot na pret e diela e parë e Ipko Superligës për edicionin 2018/19, ku do të zhvillohen katër ndeshje.

Sport

19/08/2018 10:16

Drita luan ndaj KEK-ut në shtëpi pa shikues, pas dënimit të FFK-së.

Në “Zahir Pajaziti”, Llapi e hap sezonin duke u ndeshur me Drenicën.

Në Prizren, Liria takohet me Ballkanin, derisa Flamurtari është nikoqir i Ferizajt në Prishtinë.

Të gjitha ndeshjet zhvillohen prej orës 16:45.

Sot, 16:45
Drita – KEK-u
Llapi – Drenica
Liria – Ballkani
Flamurtari – Ferizaj.