Superliga rikthehet sot, na pret një super derbi

Pas një pushimi prej dy javësh, elita e futbollit kosovar rikthehet sot për të vazhduar me xhiron e 16-të.

Sport

22/11/2019 09:58

Sot në orar është planifikuar të zhvillohet vetëm një ndeshje.

Në Thernadë, me fillim nga ora 13:00, do të takohen dy skuadrat lidere të Superligës.

Është Ballkani që në shtëpi pret Gjilanin.

Të dy këto skuadra, kanë grumbulluar nga 31 pikë pas 15 xhirove./Lajmi.net/