Superliga në basketboll vjen me dy duele interesante, Bashkimi-Ponte Prizreni ndeshja kryesore

Sot Superliga e Kosovës në basketboll do sjell duele interesante në kuadër të xhiros së 27-të.

Sport

04/04/2021 08:07

Sot do të zhvillohet derbi prizrenas mes Bashkimit dhe Ponte Prizrenit. Bashkimi renditet në vendin e pestë me 37 pikë, kurse Ponte në vendin e parë me 44 pikë.

Sfidë e ‘zjarrtë’ pritet ndërmjet Vëllaznimit dhe Sigal Prishtinës, dy skuadra që nuk kanë rezultate të dëshirueshme në Superligë këtë sezon.

Të dyja skuadrat kanë nga 35 pikë, duke u renditur në vendin e shtatë, përkatësisht të tetë dhe do të jetë përballje direkte për të mos rënë nga Superliga.

Dy vendet e para në renditje do të kualifikohen direkt në gjysmëfinale të “Play-off”-it, kurse në çerekfinale do të ballafaqohen vendi i tretë me të gjashtin dhe i katërti me të pestin.

Vendi i shtatë do të luajë në “Play-out” me finalistin e “Play-off”-it të Ligës së Parë, kurse vendi i tetë bie nga Superliga.

Renditja momentale është kjo: Ponte Prizreni 44, Rahoveci 43, Golden Eagle Ylli 42, Peja 40, Bashkimi 37, Trepça 36, Sigal Prishtina 35 dhe Vëllaznimi 35./Lajmi.net/