Superliga në basketboll vjen me duelet, Bashkimi – Peja dhe Prizreni – Rahoveci

Superliga në basketboll sjell dy duele mjaft interesante në kuadër të xhiros së 11-të.

Sport

27/12/2020 10:22

Dy rivalët e vjetër, Bashkimi dhe Peja ballafaqohen sot, në kuadër të xhiros së 11-të të Prince Superligës së Kosovës.

Prizrenasit janë në formë në ndeshjet e fundit, kurse pejanët kanë pësuar dy humbje në dy duelet e fundit. Portokallezinjtë kanë pesë fitore dhe pesë humbje, kurse verdhezinjtë shtatë fitore dhe tri humbje gjithsej, transmeton lajmi.net.

Bashkimi gjendet në pozitën e pestë me 15 pikë total, ndërsa Peja gjendet në pozitën e dytë me 17 pikë.

Takimi tjetër interesant është ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Rahovecit, dy skuadra që janë në një seri të fitoreve, pesë, përkatësisht gjashtë radhazi.

Prizrenasit kanë shtatë fitore dhe tri humbje, kurse Vreshtarët tetë fitore dhe dy humbje.

Ponte Prizreni qëndron në vendin e katërt me 17 pikë gjithsej, ndërsa Rahoveci është në super formë dhe qëndron në vendin e parë me 18 pikë.

Orari i ndeshjeve.

Bashkimi – Peja, ora 14:30

Ponte Prizreni – Rahoveci, ora 17:00./Lajmi.net/