Superliga në basketboll vjen me duele interesante në xhiron e fundit, Rahoveci – Ylli ndeshja kryesore

Superliga e Kosovës në basketboll në kuadër të xhiros së 28-të, sjell duele interesante.

Sport

11/04/2021 10:14

Superliga e Kosovës në basketboll në kuadër të xhiros së fundit të garave të rregullta sjell duele interesante, shkruan lajmi.net.

Rahoveci dhe Golden Eagle Ylli përballen në duelin direkt për vendin e dytë. Të dy skuadrat kanë grumbulluar nga 44 pikë dhe është përballje vendimtare për pozitën e dytë që siguron gjysmëfinale e “Play-off”-it.

Sfida e fundit është ndërmjet Pejës dhe Vëllaznimit. Pejanët kanë siguruar vendin e katërt, derisa skuadra kuqezi është e fundit dhe ende shpreson në mbijetesë.

Dy skuadrat e para renditje kualifikohen në gjysmëfinale, derisa vendi i tretë do të luajë me vendin e gjashtë në çerekfinale të “play-off”-it dhe vendi i katërt me të pestin. Vendi i shtatë do të luajë në “play-out” me finalistin e Ligës së Parë, kurse vendi i tetë bie në Ligën e Parë./Lajmi.net/