Superliga e Kosovës – xhiroja 23 vazhdon me tri ndeshje tejet interesante

Xhiroja e 23-të e Superligës së Kosovës në futboll vazhdon sot me tri ndeshje tejet interesante.

Sport

07/06/2020 10:00

Ballkani, Gjilani dhe Prishtina (2,3,4) të trija zbresin sot në fushën e blertë, me synimin e vetëm, grumbullimin e tri pikëve, shkruan lajmi.net.

Të trija në shtëpitë e tyre, do të presin skuadrat e pjesës së poshtme të tabelës dhe shihen favorite për fitoret.

Ballkani pret skuadrën e Drenicës, kurse Gjilani luan me Trepçën 89. Këto dy ndeshje luhen me fillim nga ora 16:00.

Në anën tjetër, Prishtina në kryeqytet pret skuadrën e Ferizajt, për ndeshjen që luhet nga ora 18:00.

Një fitore eventuale e Ballkanit do t’i rikthente suharekasit në pozitën e parë në tabelë. Kurse, Prishtina dhe Gjilani numërojnë pikë të barabarta dhe secila pret gabimin e tjetrës, për të rrëmbyer pozitën tre dhe për të qëndruar në hap me liderët. /Lajmi.net/