Superliga e Kosovës vjen me dy ndeshje të forta sot
Sot janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshje të Albi Mall Superligës, të vlefshme për xhiron e 23-të. Xhiro e 23-të filloi dje (e premte), ku Ferizaj fitoi 3-1 ndaj Suharekës, ndërsa sot pritet të luhen dy lojë tjera, secila më e fortë se tjetra. Në ndeshjen e parë, kampioni aktual, Ballkani e pret…

Sport
Sot janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshje të Albi Mall Superligës, të vlefshme për xhiron e 23-të.
Xhiro e 23-të filloi dje (e premte), ku Ferizaj fitoi 3-1 ndaj Suharekës, ndërsa sot pritet të luhen dy lojë tjera, secila më e fortë se tjetra.
Në ndeshjen e parë, kampioni aktual, Ballkani e pret Prishtinën në ndeshjen që pritet të zhvillohet në “Stadiumin e Qytetit”.
Ndeshja e dytë, por jo nga rëndësia është ajo në mes të Llapit dhe Dritës, e cila do të luhet në stadiumin Zahir Pajaziti.
Të dy ndeshjet është paraparë të fillojnë nga ora 14:00.