Superliga e Kosovës vazhdon me tri ndeshje – vëmendja te derbi i Anamoravës

Sot luhen tri ndeshje në kuadër të Superligës së Kosovës.

Sport

04/05/2022 09:45

Superliga e Kosovës vazhdon sot me xhiron e 33-të, me tri ndeshjet e para të kësaj xhiroje, shkruan lajmi.net.

Vëmendja kryesore shkon në Anamoravë, te ndeshja Gjilani – Drita.

Derbi i Gjilanit luhet me fillim nga ora 15:00 dhe vlen shumë për pozitën e dytë.

Dy ndeshjet tjera që luhen sot janë Dukagjini – Ulpiana dhe Prishtina – Feronikeli.

Sikur Gjilani – Drita, edhe dy ndeshjet tjera luhen në orarin e njëjtë, 15:00. /Lajmi.net/