Superliga e Kosovës vazhdon me dy ndeshje, sot vëmendja në ‘Fadil Vokrri’
Superliga e Kosovës do të vazhdojë sot me dy ndeshje të tjera.

Sport
Në kuadër të xhiros së tetë, Prishtina do të pres skuadrën e Gjilanit, shkruan lajmi.net.
Me fillim nga ora 13:30, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ‘Bardhekaltrit’ kontestojnë tri pikët me nënkampionët e sezonit të kaluar.
Gjilani vjen nga një formë shumë e mirë, duke regjistruar dy barazime radhazi, kurse Prishtina vjen pas dy fitoreve.
Terpça ’89 në anën tjetër në Mitrovicë do të pres skuadrën e Ballkanit, me mysafirët që shihen favoritët për tri pikët.
Ndeshja mes ’89-shit dhe Ballkanit do të luhet me fillim nga ora 14:00.
Të dyja ndeshjet transmetohen ekskluzivisht në platformën ‘Artmotion’, kurse Prishtina – Gjilani mund ta shihni në ‘Klan Kosova’. /Lajmi.net/