Superliga e Kosovës: Sot zhvillohet vetëm një ndeshje

Xhiroja e tretë e Superligës së Kosovës hapet sot (e premte).

Sport

25/09/2020 08:43

Në orar është vetëm një ndeshje, e skuadrave që këtë sezon kanë debutuar në Superligën e Kosovës.

Është Besa e Pejës që takohet me Arbërinë, në ndeshjen që fillon nga ora 16:00.

Pas dy ndeshjeve të para, Arbëria ka marrë një fitore ndaj Trepçës ’89 dhe një barazim ndaj Prishtinës.

Në anën tjetër, Besa pas dy ndeshjeve, ende është në pritje të pikëve të para./Lajmi.net/