Superliga e Kosovës: Sot luhen tri ndeshje, derbi mes Gjilanit dhe Ballkanit merr vëmendjen

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon sot me tri ndeshje të tjera. Superliga e Kosovës në futboll do të ketë sot tri ndeshje në orar, të vlefshme për xhiron e 18-të, shkruan lajmi.net. Ndeshja mes Gjilanit dhe Ballkanit është ajo që do të marrë vëmendjen, pasi përballen skuadra e dytë në tabelë me skuadrën e…

Sport

27/11/2022 09:40

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon sot me tri ndeshje të tjera.

Superliga e Kosovës në futboll do të ketë sot tri ndeshje në orar, të vlefshme për xhiron e 18-të, shkruan lajmi.net.

Ndeshja mes Gjilanit dhe Ballkanit është ajo që do të marrë vëmendjen, pasi përballen skuadra e dytë në tabelë me skuadrën e tretë.

Gjilani luan në terrenin e vet dhe i duhet të marrë një rezultat pozitiv nga ky ballafaqim.

Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo në Mitrovicë, mes Trepçës ’89 dhe Prishtinës.

Po ashtu, në ditën e sotme luan edhe skuadra e Llapit, që përballë do të ketë Malishevën.

Të tri këto ndeshje luhen me fillim nga ora 13:00. /Lajmi.net/