Superliga e Kosovës, sot dy ndeshje interesante – vëmendja në Gjilan

Superliga e Kosovës do të vazhdojë edhe sot me dy ndeshje mjaft interesante.

Sport

14/09/2019 09:37

Padyshim sot do të zhvillohet edhe një nga ndeshjet më interesante të kësaj xhiro, ajo mes Dritës dhe Feronikelit.

Kampioni në fuqi udhëton në Gjilan për një përballje jo të lehtë, pasi ‘Intelektualët’ kanë dhënë shenjat e duhura në fillim se janë kandidat potencial për titullin kampion, shkruan lajmi.net.

Pas tre ndeshjeve të para, Drita tubonë 6 pikë aq sa ka edhe ekipi nga Drenasi.

Ndërkohë, një sfidë e rëndësishme do të jetë edhe ajo mes Drenicës dhe Gjilanit që zhvillohet në Skenderaj.

Drenica pas tre xhirove është në kuotën e 4 pikë, kurse skuadra e udhëhequr nga Mezani ka 6 pikë.

Të dyja ndeshjet startojnë nga ora 16:00. /Lajmi.net/