Superliga e Kosovës rikthehet këtë vikend, këto janë oraret për xhiron e 19-të

Superliga e Kosovës rikthehet në aksion gjatë këtij vikendi. Pas një pushimi prej 1 muaj e gjysmë, ekipet e Superligës do të zhvillojnë xhiron e 19-të këtë fundjavë, transmeton lajmi.net. Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar grafikën me oraret e ndeshjeve që do të zhvillohen. Dukagjini do të jetë nikoqir i Prishtinës, ndeshje që…

Sport

04/02/2026 16:13

Superliga e Kosovës rikthehet në aksion gjatë këtij vikendi.

Pas një pushimi prej 1 muaj e gjysmë, ekipet e Superligës do të zhvillojnë xhiron e 19-të këtë fundjavë, transmeton lajmi.net.

Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar grafikën me oraret e ndeshjeve që do të zhvillohen.

Dukagjini do të jetë nikoqir i Prishtinës, ndeshje që luhet të shtunën në ora 13:00.

Në këtë orar të shtunën luhen edhe dy ndeshje tjera: Drenica-Llapi dhe Ferizaj-Drita.

Të dielën nga ora 13:00 zhvillohen dy ndeshjet e fundit të xhiros së 19-të: Gjilani-Ballkani dhe Malisheva-Prishtina e Re./lajmi.net/