Superliga e Kosovës: Përfundon pjesa e parë mes Gjilanit dhe Malishevës, në Ferizaj ndeshja mbahet peng nga VAR-i

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen Gjilani – Malisheva. Gjilani dhe Malisheva e kanë mbyllur pjesën e parë pa gola, duke i lënë pjesës së dytë gjithçka në dorë sa i përket fatit të epilogut final. Në anën tjetër, ndeshja mes Ferizaj dhe Prishtinës ka mbetur peng e VAR-it. Një ndërhyrje e cilësuar si…

Sport

21/08/2022 17:50

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen Gjilani – Malisheva.

Gjilani dhe Malisheva e kanë mbyllur pjesën e parë pa gola, duke i lënë pjesës së dytë gjithçka në dorë sa i përket fatit të epilogut final.

Në anën tjetër, ndeshja mes Ferizaj dhe Prishtinës ka mbetur peng e VAR-it.

Një ndërhyrje e cilësuar si penallti ka mbetur në shqyrtim të VAR për më shumë se 10 minuta.

Ferizaj rrezikoi Prishtinën disa herë në pjesën e parë, por nuk arriti të gjente golin pas disa pritjeve të Nikës.  Në Ferizaj do të luhen edhe disa minuta, para fundit të pjesës së parë.

45 minutat e dyta do të jenë vendimtare për të caktuar fatin e këtyre dy takimeve. /Lajmi.net/