Superliga e Kosovës në sezonin e ri me 10 skuadra, me sistem të katërfishtë

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së ka mbajtur një takim sot (e martë) dhe ka marrë disa vendime të rëndësishme.

Sport

14/07/2020 16:52

Në këtë takim, është vendosur Superliga e Kosovës në sezonin e ardhshëm t’i ketë 10 skuadra, me sistem të katërfishtë.

Njoftimi i FFK-së rreth këtij vendimi:

KE shqyrtoi edhe njëherë formatin e garave për edicionin e ri 2020/2021 dhe mori vendim që Superliga të ketë 10 skuadra me sistem të katërfishtë, ku nga liga do të largohen dy skuadrat e fundit në tabelë dhe anëtarë të rinj bëhen dy skuadrat kampione të grupeve në Ligën e Parë.

Në fakt, Liga e Parë do të ndahet në dy grupe me nga 10 skuadra, ndërsa nga liga largohen tri skuadrat e fundit në secilin grup.

Ndërsa, nga Liga e dytë kampioni dhe nënkampioni ngjiten në Ligën e parë, ndërsa nga liga largohen 4 skuadrat e fundit. Po ashtu, nga Liga e Tretë në një rang më lart ngjiten kampionët e të dyja grupeve.

/Lajmi.net/