Superliga e Kosovës merr vëmendjen edhe të Rashicës, ja cilën ndeshje po e shikon ylli i Werderit

Përfundimi interesant i kampionatit elitar të Kosovës në futboll ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Sport

15/05/2019 16:50

Superliga e Kosovës po kalon momentet më interesante që nga pas lufta.

Kur po zhvillohet xhiroja e parafundit, në garë për titull janë tri skuadra, me Feronikelin dhe Prishtinën që kanë avantazhin karshi Llapit.

Ky sezon ka marrë vëmendjen e madhe edhe të Milot Rashicës.

Ylli i Werder Bremen ka postuar një fotografi në Instastory në Instagram, duke shikuar derbin Llapi – Feronikeli, që po luhet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’./Lajmi.net/