Superliga e Kosovës: Këto janë rezultatet e tri ndeshjeve të zhvilluara sot

Janë zhvilluar tri ndeshjet e para të Superligës së Kosovës.

Sport

01/03/2019 15:25

Në Superligën e Kosovës, sot (e premte) janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të xhiros së 20-të.

Në stadiumin ‘Përparim Thaçi’, Liria ka barazuar 1:1 me Gjilanin, shkruan lajmi.net.

Fitore të rëndësishme ka shënuar Ferizaji, që në shtëpi ka mposhtur minimalisht 1:0 Ballkanin.

Ndeshje interesante është zhvilluar edhe në Gjilan, ku Drita ka mposhtur 2:0 Drenicën, me dy gola të shënuara në fund të ndeshjes./Lajmi.net/