Superkupa, titulli që i mungon Ronaldos
Cristiano Ronaldo do të ketë një arsye shtesë të luajë dhe fitojë Superkupën e Evropës. Trofeu në fjalë është i vetmi të cilin ylli i Real Madridit ende nuk e ka fituar në karrierën e tij.

Sport
Cristiano Ronaldo do të ketë një motivim shtesë që të luajë dhe fitojë Superkupën e Evropës.
Real Madrid do të ndeshet me Sevillan në Cardiff të martën në ballafaqimin mes fituesit të Ligës së Kampionëve dhe atij të Europa League.
Ylli portugez raportohet se është i gatshëm për lojë edhe pse është rikthyer vonë nga pushimi për shkak të angazhimeve me Portugalinë në Kampionatin botëror në Brazil.
Por, ai kurrë më parë në karrierën e tij nuk e ka fituar Superkupën e Evropës andaj do të jetë super i motivuar që të luajë dhe ta fitojë atë, raporton “Marca”.
Për të kompletuar të gjitha dekorimet e rëndësishme në nivelin e klubeve, Ronaldos i nevojitet edhe Superkupa.