Superkupa e Kosovës: Sot luhen dy ndeshje

Superkupa e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshjet tjera çerekfinale.

Sport

22/10/2020 11:01

Me fillim nga ora 17:00 takohen Golden Eagle Ylli me Ponte Prizrenin, shkruan lajmi.net.

Nga ora 19:30, vjen derbi i vjetër në basketbollin kosovar, kur Peja takohet me Bashkimin.

Të mërkurën janë zhvilluar dy ndeshje, me KB Rahovecin që ka mposhtur KB Trepçën, ndërsa Sigal Prishtina ka mposhtur KB Vëllaznimin.

Kujtojmë se finalja e Superkupës luhet më 25 tetor./Lajmi.net/