Superkupa e Kosovës: Sigal Prishtina siguron gjysmëfinalen

Sigal Prishtina është skuadra e dytë që ka siguruar gjysmëfinalen në Superkupën e Kosovës në basketboll.

Sport

21/10/2020 21:30

Kryeqytetasit kanë mposhtur në Gjakovë skuadrën e Vëllaznimit, me rezultat 88:66.

Sigal Prishtina nga çereku i parë krijoi epërsi të thellë, të cilin e fitoi 29:13, shkruan lajmi.net.

Edhe çereku i dytë dhe i tretë u fitua nga Prishtina, ndërsa i katërti me një pikë diferencë nga skuadra gjakovare.

Në gjysmëfinale Sigal Prishtina do të takohet me KB Rahovecin./Lajmi.net/