Superkupa e Kosovës në basketboll mëson sonte fituesin – Sigal Prishtina dhe Bashkimi kontestojnë trofeun
Basketbolli i Kosovës do të njoh sonte fituesin e Superkupës.

Sport
Sonte zhvillohet finalja e madhe në basketbollin e Kosovës, në kuadër të Superkupës, shkruan lajmi.net.
Në takimin final do të vihen përballë skuadra e Sigal Prishtinës, e cila drejtohet nga trajneri Andin Rashica dhe ka në përbërjen e saj shumë lojtarë të rinj.
Bashkimi konteston Prishtinën, pas paraqitjes shumë të mirë ndaj Ponte Prizrenit.
Ndeshja mes Prishtinës dhe Bashkimit luhet me fillim nga ora 17:00.
Finalja e Superkupës së Kosovës transmetohet ekskluzivisht nga ‘Artmotion’. /Lajmi.net/