Superkupa e Evropës 2019 luhet në Tiranë?

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ka pohuar se 2019-ën në Tiranë mund të luhet Superkupa e Evropës.

Sport

21/12/2016 21:42

Kreu i FSHF-së ka bërë një kërkesë pranë Uefa-s ku ka kërkuar që në Shqipëri për herë të parë të zhvillohet një ndeshje e kësaj rëndësie.

Armando Duka në një intervistë për SuperSport deklaroi se FSHF ka aplikuar që në Tiranë të luhet Superkupa e vitit 2019.

“Kemi aplikuar pranë UEFA-s për të bërë të mundur luajtjen e Superkupës në 2019-ën. Është një proçedurë e gjatë e cila bëhet pas plotësimit të disa tenderëve dhe dokumentacioneve përkatëse. Jemi në pritje të një përgjigje, por ne duhet të bëjmë tonën, të punojmë me infrastrukturën e futbollit shqiptar”.

Kjo sfidë me shumë mundësi do të jetë ndeshja inauguruese e stadiumit të ri që po ndërtohet në kryeqytet, “Arena Kombëtare”. Ky impiant është në fillimet e ndërtimit të tij, por është parashikuar që të mbarojë për dy vite që nga fillimi i punimeve.

Kujtojmë se punimet për ndërtimin e “Arenës Kombëtare” ka muaj që kanë filluar.

11_1482351649-6876265

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.