Superkupa e Arsenalit
Arsenali e dominoi Manchester Cityn duke e mposhtur me rezultat 3:0, dhe fitoi trofeun e parë në edicionin e ri, Superkupën e Anglisë ose siç njihet ndryshe, Community Shield.

Sport
Arsenali triumfoi në Community Shield duke mposhtur kampionin në fuqi të Premierligës, Manchester City, me rezultat të thellë 3:0.
Skuadra e menaxherit Arsene Wenger e dominoi përballjen dhe me plot meritë fitoi duelin dhe trofeun e radhës, pas atij të FA Cup në edicionin e shkuar.
Santi Cazorla e kaloi Arsenalin në epërsi në minutën e 21-të. Ndërsa, pak para përfundimit të pjesës së parë, avantazhin e gjigantit londinez e dyfishoi mesfushori Aaron Ramsey.
Pas intervalit, Manchester City u mundua të rikthehej në lojë, por nuk gjeti golin.
Atë e gjeti sërish Arsenali që nëpërmjet një shënimi të bukur nga distanca të sulmuesit Olivier Giroud, pas një ore lojë, i dha fund çështjes së fituesit.
Trofeu i Superkupës së Anglisë i takon Arsenalit.