Superbakteri kërcënon njerëzimin, çdo vit 10 milionë njerëz më pak

Dhjetë milionë njerëz anembanë rruzullit tokësor nga viti 2050 do të vdesin çdo vit në qoftë se deri atëherë nuk zbulohet ndonjë lloj krejtësisht i ri i antibiotikëve, që do të mund të luftonte me sëmundjet që do të paraqiten si pasojë e imunitetit të baktereve nga përdorim i tashëm i ilaçeve, tërheq vërejtjen një studim i ri.

Bota

11/12/2014 23:56

Ky paralajmërim është pjesë e një raporti të qeverisë së Britanisë së Madhe. Sipas këtij raporti, të hartuar nga ekspertët, epidemia e vdekjes do të ketë koston prej 63 bilionë funtesh, transmeton lajmi.net.

Raporti paralajmëron se tashmë është identifikuar një lloj i ri i bakterit Escherichia coli, i cili është rezistues ndaj të gjithë antibiotikëve të njohur. Aty shtohet se sëmundje të njohura, për të cilat mendojmë se i kemi mposhtur, po bëhen gjithnjë e më rezistuese. Tuberkulozi është një prej tyre.

Ky studim fokusohet në aspektet ekonomike që shkakton rezistenca e baktereve ndaj ilaçeve të njohura, ndërsa është hartuar nga ish ekonomisti Jims O’Neill, i kompansië Goldman Sachs.

Në raport kërkohen stimulime për firmat farmaceutike në mënyrë që të përgatiten gjeneratat e reja të ilaçeve, ndërsa gjithashtu apelohet që ilaçet e tashme të mos përdoren pa nevojë të madhe, pasi që përdorimi i shpeshtë i tyre shkakton rezistencë të baktereve.

“Ky është një studim shumë i rëndësishëm, që tregon për seriozitetin e problemit me të cilin njerëzimi ballafaqohet. Do të na ndihmojë që më lehtë të kuptojmë tërë peshën e kërcënimit shumë të madh”, tha profesoresha Sally Davis.