Super Tajfuni vret 10 mijë njerëz

Të paktën 10 mijë njerëz kanë gjetur vdekjen nga një Tajfun i cili ka goditur një pjesë të ishujve Filipine. Kjo stuhi ka shkaktuar shumë dëme materiale, duke bërë të pabanueshëm disa qytete bregdetare.

Lajme

10/11/2013 10:39

Vlerësimet e para tregojnë për vdekjen e së paku 10 mijë njerëzve të shkaktuar nga Tajfuni Haiyan në Filipine, transmeton agjencia e lajmeve Reuters.

Ky tajfun, i cili ka goditur provincën Leyte, ka shkatërruar disa qytete bregdetare, duke krijuar dëme në 70 deri 80 për qind të fushave.

“Kemi pasur një takim gjatë natës së kaluar me guvernatorin dhe me zyrtar të tjerë. Guvernatorit ka thënë se vlersimet e para tregojnë për së paku 10 mijë njerëz të vdekur”, kanë thënë zyrtarë të këtij rajoni.

Përfaqësues të Kryqit të Kuq të Filipineve kanë bërë të ditur se në rrugët e këtyre qyteteve gjenden trupa të pa jetë të njerëzve të vendosur njëri mbi tjetrin. Sipas tyre, deri më tani janë gjetur rreth 400 trupa të pa jetë.

Super Tajfuni “Haiyan” është përcjellë me erëra të mëdha të cilat kanë shkulur pullazet e shtëpive dhe me valë të larta të cilat kanë marrë me vete shtëpi të tëra. Stuhia e përcjellë me një shpejtësi prej 315 kilometra në orë, së pari e kishte goditur qytetin bregdetar Samar, rreth 600 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit Manila.

Më shumë se 125 mijë njerëz janë evakuuar, nga viset më të prekura nga ky tajfun.

Pritet që i njëjti tajfun, të hënën ta godet edhe një pjesë të Vietnamit, pasi që në orët e pasdites sipas kohës lokale, ai kishte ndërruar kahje, shkruan AFP.

 

\"10. \"10. \"10. \"10.