Super-sfida Kroaci 1:1 Angli shkon në vazhdime

90 minutat e kohës së rregullt në Luzhinki të Moskës nuk kanë sjellë emrin e kombëtares së dytë finalistë në Kupën e Botës.

Sport

11/07/2018 21:50

Kroacia dhe Anglia, kanë barazuar 1:1 pas kohës së rregullt, duke çuar ndeshjen në vazhdime.

Anglia në minutën e 5’ kaloi në epërsi me golin e Trippier.

Kroacia barazoi në minutën e 68’, kur shënoi Perisic.

Barazimi 1:1 e çon ndeshjen në vazhdimet dy herë nga 15 minuta./Lajmi.net/