Super rezervistët e Mourinhos

Si do të dukej renditja në Premierligë këtë sezon nëse do të llogariteshin vetëm pikët e fituara dhe të humbura pas inkuadrimit në lojë të futbollistëve rezervistë? Tabloidi britanik Daily Mirror ka bërë llogaritjet dhe pas nëntë xhirosh, është një menaxher që kryeso. Jose Mourinho. Special One e ka dëshmuar edhe në të kaluarën se…

Sport

31/10/2013 18:29

Si do të dukej renditja në Premierligë këtë sezon nëse do të llogariteshin vetëm pikët e fituara dhe të humbura pas inkuadrimit në lojë të futbollistëve rezervistë?

Tabloidi britanik Daily Mirror ka bërë llogaritjet dhe pas nëntë xhirosh, është një menaxher që kryeso. Jose Mourinho. Special One e ka dëshmuar edhe në të kaluarën se është në gjendje të ndryshojë komplet rrjedhën e një ndeshjeje me zëvendësimet e tij dhe mjeshtërinë për leximin e situatave të caktuara.

Deri më tani gjatë këtij sezoni, Mourinho ka fituar 10 pikë dhe ka golaverazh prej +9, pas inkuadrimit të zëvendësuesve.

Kurse, nëse është një skuadër që nuk varet nga golat e realizuar në çastet e fundit, ai është Liverpool. Pas fillimit pozitiv të sezonit, Reds kanë vuajtur të realizojnë në pjesët e dyta.

Në mesin e skuadrave që gjenden në pjesën e epërme të tabelës, Brendan Rodgers është menaxheri “më së paku efektiv” pas bërjes së zëvendësimeve.