Super ofertë për Alvesin

Dani Alves mund të largohet nga Barcelona pas përfundimit të këtij sezoni.

Sport

09/02/2016 08:29

Mbrojtësi Dani Alves mund të largohet nga Barcelona pas përfundimit të këtij sezoni.

Një klub nga Super League në Kinë i ka ofruar atij kontratë trevjeçare me pagë prej 12 milionë euro në vit, ka bërë të ditur e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”, përcjell “Lajmi.net”.

Alves vazhdon të jetë një prej futbollistëve titullarë në ekipin nga Camp Nou.

Por, ai mund të largohet nga Barcelona dhe futbolli evropian në verën e ardhshme.