Super ofertë, 95 milionë euro

Chelsea është e gatshme të paguajë 95 milionë euro për transferimin e mesfushorit të Juventusit, Paul Pogba.

Merkato

22/08/2015 13:11

Chelsea është duke bërë përpjekje për transferimin e mesfushorit të Juventusit, Paul Pogba.

Edhe pse “Bianconerët” kanë insistuar se ylli francez nuk është në shitje, Jose Mourinho dëshiron të provojë blerjen e tij.

Sipas tabloidit britanik “The Sun”, “Blues” kanë ofruar 95 milionë euro për transferimin e tij.

Por, Juventus është përgjigjur negativisht duke insistuar se Pogba do të mbetet në Torino.