Super Messi me het trik për tri pikët e Barcës – Celta pa ilaq për ‘pleshtin’: Kampionët në krye të La Liga

Lionel Messi ka treguar edhe një herë pse konsiderohet si një nga më të mirët në histori (ose më i miri).

Sport

09/11/2019 22:51

Ylli argjentinas i cili aktivizohet me Barcelonën ka shënuar het trik në fitoren 4:1 të Barcelonës, kundër Celta Vigo, shkruan lajmi.net.

Messi shënoi fillimisht në minutën e 23’ të takimit, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

https://twitter.com/BTVideoClips/status/1193267521865928704?s=20

Përgjigja e Celta Vigo erdhi në minutën e 42’, me anë të Lucas Olaza, i cili shënoi gol të bukur nga gjuajtja e lirë.

Messi u kundërpërgjigj vetëm 3 minuta më vonë, duke shënuar po ashtu nga gjuajtja e lirë, shkruan lajmi.net.

Por, këtu nuk përfundoi ‘magjia’ e argjentinasit.

Minuta e 48’ solli edhe një gjuajtje të lirë për Barcelonën. Messi konkretizoi përsëri, për rezultatin 3:1, dhe për të kompletuar het trikun e tij.

Rezultatin final të këtij takimi e vulosi Sergio Busquets, i cili shënoi në minutën e 85′, për rezultatin 4:1.

Me këtë fitore Barcelona rikthehet në krye të La Liga, me 26 pikë, një më shumë se Real Madrid.

Celta Vigo mbetet në pozitën e 18-të në La Liga, me vetëm 9 pikë të fituara. /Lajmi.net/