Super mesfushori e refuzon Real Madridin

Pas një fryme pozitive që pushtoi kampin e Real Madrid pas rikthim të Zinedine Zidane, kanë filluar të dëgjohen edhe lajme të këqija.

Sport

21/03/2019 10:45

Është mesfushori Mateo Kovacic, kartonin e të cilit e posedon skuadra e Real Madrid, e që luan si i huazuar tek Chelsea, i cili ka thënë se nuk dëshiron të kthehet në ‘Santiago Bernabeu’.

Sipas ‘Marca’ kroati do të preferonte t’i bashkohej ndonjë skuadre nga Premierliga, nëse ‘blutë’ refuzojnë të shfrytëzojnë mundësinë e blerjes, transmeton lajmi.net.

Kovacic ka luajtur në 40 ndeshje me Chelsean këtë sezon, dhe ka qenë një nga lojtarët kyç të Maurizio Sarrit.

Duket se kroati nuk sheh të ardhme të ndritur me skuadrën që po udhëhiqet nga Zinedine Zidane. /Lajmi.net/