Super Mario dhe Luigi

Mario Balotelli dhe bashkëlojtarët e tij të Milanit ateruan në Glasgow të hënën para duelit të rëndësishëm kundër Celticut në Ligën e Kampionëve dhe u pritën nga një figurë e pazakonshme. Një tifoz skocez vendosi të vishet si karakteri i video lojës së famshme Super Mario, njëkohësisht nofka e Balotellit dhe bëri fotografi me sulmuesin…

Sport

25/11/2013 20:53

Mario Balotelli dhe bashkëlojtarët e tij të Milanit ateruan në Glasgow të hënën para duelit të rëndësishëm kundër Celticut në Ligën e Kampionëve dhe u pritën nga një figurë e pazakonshme.

Një tifoz skocez vendosi të vishet si karakteri i video lojës së famshme Super Mario, njëkohësisht nofka e Balotellit dhe bëri fotografi me sulmuesin italian për ta kompletuar setin ‘Mario Brothers’.

Balotelli do të shpresojë që skuadra e tij të arrijë të fitojë në Celtic Park të martën mbrëma në mënyrë që t’i afrohet kualifikimit për në fazën e dytë të garës, duke i dhënë fund serisë së rezultateve dëshpëruese që i kanë përcjellë deri më tani gjatë këtij sezoni në Serie A.

Rezultatet e dobëta të Rossonerëve – që pas 13 xhirosh gjenden në pozitën e 13-të me 14 pikë – janë edhe për fajin e Balotellit i cili nuk është në formën e tij më të mirë.