Super lojtari e pranon se po largohet nga Chelsea

Chelsea mund t’i largojë disa lojtarë me të përfunduar ky sezon.

Merkato

24/03/2019 16:24

Edhe pse u dënua nga FIFA për dy afate mos transferime të lojtarëve, Chelsea mund t’i bëjë disa largime.

Lojtari i parë që mund të largohet nga skuadra londineze është, Olivier Giroud.

Sulmuesi francez ka thënë se është e mundur që ai të rikthehet në Francë, duke parë minutazhën e tij të vogël te Chelsea.

“Lyon? Ekziston mundësia”, tha fillimisht Giroud, transmeton lajmi.net.

“Unë ende nuk kam bërë asnjë lëvizje, pasi jam i lumtur në Angli, por që në futboll nuk mund të dini çfarë u sjell e ardhmja.”, ka shtuar më tej francezi. /Lajmi.net/