Super-Ibra i dhuron fitoren Suedisë, fiton Spanja (Video)

Zlatan Ibrahimovic ka shënuar dy gola në fitoren 3-1 të Suedisë ndaj Malit të Zi, teksa Spanja ka mposhtur me rezultat 1-0 skuadrën e Bjellorusisë.

Sport

14/06/2015 22:38

Ishin vendasit ata që kaluan të parët në epërsi me anë të Bergut 38’ para se Ibrahimovic të shënojë (40’ 44’) dy gola të shpejtë për 3-0.

Në minutën e 64’ Damjanovic shënon golin e vetëm për skuadrën e Malit të Zi.

Në anën tjetër, David Silva ishte njeriu që i dhuroi fitoren Spanjës duke shënuar në minutën e 45’ të takimit.

Me këtë fitore, Suedia është në vendin e dytë të Grupit G me 12 pikë nga gjashtë ndeshje, teksa Spanja është në vendin e dytë të Grupit C me 15 pikë nga gjashtë ndeshje, tre më pak se Sllovekia që është lidere me gjithsej 18 pikë.

https://vine.co/v/ee1J1MYJ1Ib
https://vine.co/v/ee16zP93Vm7

YouTube player