Super gol, fotokopje e Van Bastenit

22:54 | 3 Tetor 2014

Gol shumë i bukur

Futbollisti i Bochumit, Michael Gregoritsch ka realizuar një gol të jashtëzakonshëm që ngjan shumë në super shënimin e legjendës së Holandës, Marco van Basten.

Legjenda e Holandës, Marco van Basten realizoi një gol të jashtëzakonshëm në Kampionatin evropian të vitit 1988 në Gjermaninë Perëndimore.

Nga një kënd mjaft i vështirë, ai me një goditje fantastike realizoi në portën e ish-Bashkimin Sovjetik.

Dhe, futbollisti i Bochumit, Michael Gregoritsch, ka realizuar kundër Nurnbergut atë që lehtë mund të konsiderohet si fotokopje e golit të Van Bastenit.

I vetmi dallim është se ky i fundit e shënoi nga krahu tjetër. Shikojeni. 


gregorič by highlandersrb