Super formacioni i Arsenalit për sezonin e ri

Mikel Arteta ka nisur një mision për të shndërruar ekipin e tij të Arsenalit në pretendentë për titull këtë verë.

Sport

29/05/2020 10:02

Shefi i ‘Gunners’ po përballet këtë verë me humbjen e golashënuesit kryesor, Pierre Emerick Aubameyang dhe mbrojtësit David Luiz.

Është PSG që thuhet se po synon transferimin e reprezentuesit të Gabonit, në anën tjetër Luiz nuk do të vazhdojë kontratën e cila skadon në fund të sezonit.

Rob Holding, Shkodran Mustafi dhe Sokratis Papastathopoulous janë gjithashtu lojtarët që do të largohen nga Arsenal, të cilët veç janë vendosur në shitje.

Por, me prurjet e reja, Arteta synon shndërrimin e Arsenalit në një skuadër konkurruese.

Në mbrojtje pritet transferimi i William Saliba i St. Etiene dhe Dayot Upamecano i RB Leipzig.

Dy transferime tjera mund të jenë Willian i Chelsea dhe Philippe Coutinho i Barcelonës, ndërsa në mesfushë do të mbetet Granit Xhaka.

Me këto ndryshime në skuadër, formacioni i Arsenalit në sezonin e ri mund të duket si në fotografinë e mëposhtme./Lajmi.net/