Super Costa, Super Chelsea

Chelsea mposhti Real Sociedadin në ndeshje miqësore me rezultat 2:0. Diego Costa shkëlqeu në debutimin e tij në Stamford Bridge duke realizuar të dy golat për Blues.

Sport

12/08/2014 23:49

Diego Costa ngadalë është duke hyrë në formë pikërisht atëherë kur është më së tepërmi e nevojshme.

Premierliga fillon në fundjavë dhe përforcimi i ri i Chelseas duket në formë mjaft të mirë.

Në debutimin e tij në Stamford Bridge, ish sulmuesi i Atletico Madridit shënoi të dy golat në fitoren e Chelseas ndaj Real Sociedadit në miqësore me rezultat 2:0.

Costa shënoi dy herë brenda shtatë minutave lojë, në duelin e fituar nga skuadra e Jose Mourinhos.