Super Busquets

Mesfushori Sergio Busquets është motori në makinën e Barcelonës. Ai me pasimet e tij të sakta nga mesfusha është duke dhënë ndihmë të madhe për sulmuesit e gjigantit katalan.

Sport

23/09/2014 12:40

Lionel Messi e Neymar janë zakonisht futbollistët që përmenden më së tepërmi pas qdo fitore të Barcelonës.

Mirëpo, së paku në duelin kundër Levantes, edhe pse ndodh shpeshherë, mesfushori Sergi Busquets ishte motori në makinën e gjigantit katalan.

Me pasimet e tij, reprezentuesi spanjoll ishte i jashtëzakonshëm duke krijuar raste për gola tek reparti sulmues.

Nga Pep Guardiola, pastaj tek Tito Vilanova, Gerardo Martino e tani edhe Luis Enrique, Busquets është element shumë i rëndësishëm tek Barcelona.