Super Arsenal

Arsenali u shkëput në krye të tabelës në Premierligës pas fitores 2-1 në udhëtim te Swansea City, në duelin e vlefshëm për xhiron e shtatë. Gjiganti londinez konfirmoi periudhën e formës së shkëlqyeshme duke fituar në terrenin e vështirë të Swanseas. Serge Gnabry u bë futbollisti i dytë më i ri në histori të Arsenalit…

Sport

28/09/2013 19:29

Arsenali u shkëput në krye të tabelës në Premierligës pas fitores 2-1 në udhëtim te Swansea City, në duelin e vlefshëm për xhiron e shtatë.

Gjiganti londinez konfirmoi periudhën e formës së shkëlqyeshme duke fituar në terrenin e vështirë të Swanseas. Serge Gnabry u bë futbollisti i dytë më i ri në histori të Arsenalit – pas Cesc Fabregasit (17 vjeç e 113 ditë) – që realizoi në debutimin e tij në Premierligë.

Në moshën 18 vjeç e 76 ditë, ai e kaloi Arsenalin në epërsi pak para se të kompletohej një orë lojë. Kurse, vetëm katër minuta më vonë, Aaron Ramsey vazhdoi me atë që ka bërë gjatë gjithë këtij fillim sezoni, duke thelluar avantazhin e Arsenalit.

Swansea u kundërpërgjigj në minutën e 82-të duke realizuar nëpërmjet Ben Davies por në kohën e mbetur nuk arriti të bëjë diçka më tepër. Arsenali doli fitues me çka u shkëput në krye të Premierligës dhe tani ka dy pikë më tepër se rivali i qytetit, Tottenham, që më herët barazoi 1-1 me Chelsean.