Super-aksioni i forcave RENEA në Shqipëri

Forcat RENEA ka nisur një operacion për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë, i shumëkërkuar dhe i dënuar me 20 vjet burg.

Lajme

15/09/2015 11:22

Informacionet paraprake të policisë bëjnë të ditur se Petrit Dushi, 44-vjeç kërkohet për vrasje dhe falsifikim.

Operacioni për kapjen e tij vijon ende, në një zonë malore me terren shumë të vështirë, ku janë dërguar edhe forca nga ajri.

Mësohet se Dushi ka hapur zjarr ndaj policisë, por fatmirësisht nuk ka pasur të plagosur në radhët e policisë.

Policia dyshon se vetë personi në kërkim mund të ketë mbetur i plagosur.

/Top Channel