Supë me qofte – Receta tradicionale nga Shqipëria
Më poshtë gjeni recetën e përgatitjes së qofteve të vogla me lëng të kthjellët dhe perime, një supë fantastike që me patjetër do të mbledhë gjithë familjen rreth tryezës së ngrënies.
Lifestyle
Për të kënaqur shijen, nepsin dhe oreksin dhe për të ngrohur organizmin gjithashtu, transmeton lajmi.net.
Një recetë fantastike, tipike e kuzhinës shqiptare e përgatitur në të gjitha trevat dhe ideale sidomos për vaktet e drekës.
Qoftet janë padyshim një ndër gatimet e mrekullueshme të kuzhinës tradicionale shqiptare, të përgatitura në mënyra të ndryshme.
Por kur ato kombinohen në supa e gjellë, shija që të ofrojnë është fantastike.
Ka shumë mënyra në kombinimin e supave në gatimin e recetave të ndryshme, me salca të lehta kosi me hudhra, arrash apo domatesh, perimesh të ndryshme etj.
Më poshtë gjeni recetën e përgatitjes së qofteve të vogla me lëng të kthjellët dhe perime, një supë fantastike që me patjetër do të mbledhë gjithë familjen rreth tryezës së ngrënies.
Përbërësit
1 litër lëng i kthjellët (përgatitet me kocka mishi)
200 gr mish të girë
1 kokërr vezë
1 kokërr qepë
1 karrotë
1 patate
1 lugë gjelle gjalpë
kripë
piper
Përgatitja
Fillimisht përgatisim lëngun e kthjellët.
Kockat e mishit i vëmë në një tenxhere të madhe, i hedhim ujë dhe i ziejmë.
15 minuta nga fundi i procesit të zierjes shtojmë patatet dhe karrotat e prera në kubikë të vegjël.
Gjatë zierjes nga sipërfaqja heqim yndyrën që ka dalë sipër si edhe shkumën. Lëngun e gatshëm e kullojmë.
Më pas mishin e grirë e bashkojmë me qepët e grira, dhe e marinojmë me kripë e piper. Punohet brumi dhe ndahet në copa të vogla të rrumbullakta, sa një kokërr arrë.
Qoftet e përgatitura hidhen në një tavë të lyer me yndyrë, kaurdisen pak, u hidhet lëngu dhe stufohen derisa të jenë gati.
Para se t’i shërbejmë qoftet i ruajmë në lëng, gjatë shërbimit i vëmë në pjatë dhe i hedhim sipër lëngun e kthjellët të nxehtë.
Kjo supë shoqërohet në mënyrë fantastike me sallata të freskëta të stinës, bukë të thekur e djathra të ndryshëm, apo byrekë të përgatitur në shtëpi si dhe zahire të ndryshme siç janë të gjitha llojet e ndryshme të turshive etj. /Lajmi.net/