Sunderland insiston për Januzaj

Skuadra e Sunderland vazhdon të insistoj për huazimin e Adnan Januzaj nga Manchester United.

Sport

12/08/2015 12:23

Agjenti i mesfushorit belg, por edhe vetë Louis Van Gaal kanë deklaruar se Adnani nuk do të largohet nga Djajt e Kuq.

Megjithatë Macet e Zeza e duan pothuajse me çdo kusht huazimin e lojtarit që nuk ka vend në formacionin e Manchester United.

Januzaj u bë një nga talentët kryesor të klubit anglez qysh prej atyre dy golave që i realizoi pikërisht ndaj Sunderlandit në stadiumin e dritave.