Sunderland befason Man Cityn

Manchester City pësoi humbjen e katërt në Premierligë këtë sezon derisa Sunderland shfaqi shenja të ringjalljes, nën drejtimin e menaxherit të ri Gus Poyet. Goli nga Phil Bardsley në pjesën e parë i mjaftoi vendasve të realizojnë fitore minimale 1-0, por me rëndësi të jashtëzakonshme përball kundërshtarit që para fillimit të sezonit është llogaritur si…

Sport

10/11/2013 16:19

Manchester City pësoi humbjen e katërt në Premierligë këtë sezon derisa Sunderland shfaqi shenja të ringjalljes, nën drejtimin e menaxherit të ri Gus Poyet.

Goli nga Phil Bardsley në pjesën e parë i mjaftoi vendasve të realizojnë fitore minimale 1-0, por me rëndësi të jashtëzakonshme përball kundërshtarit që para fillimit të sezonit është llogaritur si konkurrent serioz për titull.

City dominoi në vazhdim por nuk arriti ta thyejë mbrojtjen e organizuar të Sunderlandit dhe portierin Vito Mannone.

Sulmuesi argjentinas Sergio Aguero qëlloi jashtë portës me kokë nga afërsia dhe pati një goditje të devijuar nga Mannone derisa Sunderland i rezistoi Cityt.