Sulmuesi i xhamisë në Cyrih s’kishte lidhje me Islamin radikal

Personi që ka shtënë të hënën në mbrëmje në drejtim të besimtarëve në një xhami në Cyrih, është zviceran, 24 vjeç, pa lidhje të dyshuara me grupin militant, Shteti Islamik, ka njoftuar policia e Zvicrës.

Bota

20/12/2016 16:41

Policia zvicerane nuk e ka identifikuar atë, por ka thënë se mbi të ekziston dyshimi edhe për një vrasje tjetër, të kryer të dielën në Cyrih.

Sipas policisë, ai duket se ka bërë vetvrasje, pak pasi e ka kryer sulmin në xhami.

Ai ka plagosur tre persona kur ka hyrë në xhaminë e Cyrihut dhe ka shtënë me armë zjarri në drejtim të besimtarëve. /REL