Sulmuesi vetëvrasës vret 45 njerëz në një ndeshje volejbolli

Të paktën 45 veta u vranë dhe 60 të tjerë u plagosën sot kur një sulmues vetëvrasës eksplodoi në mes të një turme që po shikonte një ndeshje volejbolli në provincën Paktika Yahyakhil në juglindje të Afganistanit, ka bërë të ditur një zëdhënës i autoriteteve lokale. 

Bota

23/11/2014 17:46

Volejboll është një sport popullor në rajon.

Në vitin 2010, një makinë bombë vetëvrasëse shpërtheu në mes të një grupi të njerëzve që luanin volejboll në veriperëndim të Pakistanit. Sulmi la 30 të vdekur dhe 52 të plagosur, transmeton lajmi.net.

Sulmi i së dielës vjen në të njëjtën ditë ku parlamenti i vendit ra dakord për të lejuar forcat e NATO-s të mbeten në Afganistan edhe pas vitit 2014.

Është e pazakontë për sulmet në Afganistan të vriten kaq shumë njerëz, raporton CNN.

Nga viti 1970 deri më 2013 janë të rralla sulmet terroriste ku vriten kaq shumë njerëz njëherësh.

Në tetor të vitit 2012, një sulmues vetëvrasës i veshur me një uniformë policie sulmoi  një xhami në qytetin e Maymana në provincën Faryab, ku të paktën 42 njerëz humbën jetën, duke përfshirë edhe 19 pjesëtarë të forcave afgane të sigurisë.

Asnjë grup nuk mori përgjegjësinë për këtë incident, por burimet i atribuoheshin talebanëve.

Në prill të vitit 2013, nëntë sulmues i veshur si ushtarë vrau 53 njerëz në një kompleks gjykate ku disa anëtarë talebanë ishin duke qëndruar në gjyq në qytetin e Farah.