Sulmon Messi

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi ka bërë akuza të ashpra ndaj nënkryetarit të çështjeve ekonomike në klub, Javier Faus. Ky i fundit disa javë më parë kishte deklaruar se nuk pret që gjiganti katalan t’i ofrojë yllit argjentinas një kontratë të re me kushte të përmirësuara financiare. Kurse, Messi, nga Argjentina, ku është duke zhvilluar…

Sport

20/12/2013 12:30

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi ka bërë akuza të ashpra ndaj nënkryetarit të çështjeve ekonomike në klub, Javier Faus.

Ky i fundit disa javë më parë kishte deklaruar se nuk pret që gjiganti katalan t’i ofrojë yllit argjentinas një kontratë të re me kushte të përmirësuara financiare.

Kurse, Messi, nga Argjentina, ku është duke zhvilluar fazën e dytë të rikuperimit nga lëndimi është shprehur i ashpër në drejtim të Fausit. “Është një person i cili nuk di asgjë për futboll”, deklaroi Messi.

“Barcelona është skuadra më e mirë në botë dhe duhet të përfaqësohet edhe nga drejtuesit më të mirë. Nuk është e vërtetë ajo që ka thënë ai se kam kërkuar përmirësim të kontratës time. As unë, e as përfaqësuesit e mi nuk kemi kërkuar ndërhyrje në kontratën time, dhe ai e di shumë mirë këtë”, përfundoi Messi.

Ylli argjentinas – edhe pse i lënduar në muajin e fundit – është një prej tre finalistëve për Topin e Artë 2013 së bashku me Cristiano Ronaldon dhe Franck Riberyn.